SQ ENG

Ne jemi McCann Tirana:

Një emër botërisht i njohur në një qoshe eklektike të Ballkanit.

 

Jemi një traditë një-shekullore e cila vepron në një sektor komunikimi në rritje e sipër.

 

Mbartim mbi vete një mision ambicioz: T’i ndihmojmë klientët tanë të zhvillojnë marka të forta që e artikulojnë të vërtetën me kreativitet.

 

Jemi strategjistë, planifikues dhe blerës, dizajnerë, specialistë PR, manaxherë eventesh, producentë, artizanë, konsulentë, partnerë.

 

Ne jemi shqiptarë të shek. XXI. E lamë kafen turke të gjyshërve tanë për espresso të shkurtra, por i mbajtëm bisedat e tyre të gjalla e të gjata.

 

Me shumë kënaqësi, ju ftojmë për një kafe dhe një dorë muhabet.

 

 

I&F McCann Grupa

I&F McCann Grupa, themeluar në 1997 nga Srdjan Saper, është një nga sistemet kryesuese të komunikimeve dhe marketingut në Europën jugore e veriore, i cili lidh më shumë se 600 profesionistë që nga dymbëdhjetë vende – Serbi, Maqedoni, Mal i Zi, Shqipëri, Bosnjë & Hercegovinë, Kroaci, Slloveni, Bullgari, Norvegji, Suedi, Finlandë dhe Danimarkë. Këto agjenci janë pjesë e rrjetit më të gjerë të komunikimeve McCann Worldgroup dhe ofrojnë një miks unik të strategjisë, kreativitetit dhe inovacionit për klientë lokalë dhe ndërkombëtarë duke dhënë zgjidhje marketingu që transformojnë markat dhe zgjerojnë bizneset e tyre në rajon. McCann Worldgroup është pjesë e Interpublic Group of Companies (IPG), një prej kompanive më të mëdha ndërkombëtare.

 

I&F McCann Grupa është partneri i komunikimeve dhe marketingut për markat kryesore vendore, rajonale dhe ndërkombëtare. Ne i ndihmojmë Klientët tanë të ndërtojnë marka fituese duke u ofruar atyre një spektër të plotë të shërbimeve të marketingut: strategji, kreativë, media, marrëdhënie me publikun, botime, programim, dixhital, dizajn të markës, promocione & evente si dhe zgjidhje për sektorin e shitjeve.

 

Agjencitë, që operojnë si pjesë e I&F McCann Grupa, kanë marrë më shumë se 800 çmime ndërkombëtare dhe lokale si vlerësim për punën dhe performancën e tyre superiore në fushën e komunikimeve në rajonin e Ballkanit, duke përfshirë një Gold Lion (2008) dhe një Bronze Lion (2011), çmimet më prestigjoze në industrinë e komunikimeve.