SQ ENG

10 Vite Tetor Gjerman ne Shqiperi

Ky vit shënoi 10 vjetorin e asaj që tashmë është shndërruar në një traditë të Ambasadës Gjermane në Shqipëri: “Tetori Gjerman”. Një muaj i mbushur me evente dhe aktivitete si filma, koncerte, shfaqjeve teatri, galeri arti etj. Ambasada Gjermane feston sërish në këtë përvjetor miqësinë e ngushtë midis Shqipërisë dhe Gjermanisë. Për vitin e tretë radhazi, McCann Tirana ka marrë përsipër të krijojë identitetin vizual të këtij eventi.
 
E frymëzuar nga tema e këtij viti, 10 Vite Tetor Gjerman në Shqipëri, agjencia përdori një stil vizual festiv dhe shumëngjyrësh. Ekipi ynë kreativ krijoi një motiv të vazhdueshëm me dizajn tërheqës, rinor dhe origjinal falë numrave dhe forma gjeometrike. Ngjyrat e gjalla që u përdorën krijuan një vizual të jashtëzakonshëm.
 
 
Vizuali Kryesor u përdor edhe në broshurë, e cila ndryshe nga vitet e mëparshme, shërbente si një Kalendar Eventesh. Broshura i siguronte publikut të gjithë informacionet e nevojshme për secilin event të planifikuar në tetor. Formati i ri u mirëprit nga publiku si për dizajnin e veçantë edhe për formatin.
 
 
Një fushatë OOH u implementua gjithashtu edhe në zonat kyçe të Tiranës.