SQ ENG

HAP: Nje marke per kujdesin shendetesor

HAP është një nga projektet më të fundit me të cilin Agjencia është angazhuar. Health for All Project in Albania (shkurt HAP), financohet nga Agjencia Zviceriane për Zhvillim dhe Bashkëpunim e Qeverisë Zviceriane dhe po implementohet nga një partneritet prej tre organizatash: Swiss Tropical and Public Health Institute, OJQ-të Terre des hommes dhe Save the Children.
 
Projekti ka filluar në Janar 2015 dhe do të vazhdojë punën për një periudhë 4 vjeçare. Qëllimi i tij përfundimtar është që popullsia shqiptare, ku përfshihen njerëzit më të prekshëm, të përfitojnë nga një kujdes më i mirë shëndetësor falë shërbimeve të përmirësuara primare dhe aktiviteteve të promovimit shëndetësor. Për të komunikuar sa më qartë qëllimin e saj, HAP kërkoi nga Agjencia një identitet të plotë të markës, përfshirë logon dhe materialet korporatë të brendshme dhe të jashtme si mjete të komunikimit të reklamimit dhe promovimit.
 
Agjencia ndërmori një zgjidhje kreative minimaliste dhe të thjeshtë por me një dimension të gjerë dhe me impakt, duke synuar gjithmonë që të transmetojë një ndjesi të ngrohtë, të këndshme dhe pozitive.
 
 
Sipas konceptit, principet e para janë interpretimet gjeometrike të dinamikës, forma të vizatuara me dorë të një trupi të stilizuar njeriu dhe simboli i frekuencës së rrahjeve të zemrës të bashkuara brenda një kornize të thjeshtë gjeometrike të përbëra nga trekëndësha. Ngjyra kryesore është një variant i cianit pak më i butë dhe i qetë. Simboli tregon shëndetin dhe vazhdimësinë e jetës përbrenda një radianti me formën e njeriut.
 
Kombinimi i gjithë këtyre elementëve rezulton në një markë unike dhe të qartë për HAP, përgjatë një shumllojshmërie aplikimesh.