SQ ENG

Pamje e re per New Look Tina

Ne te McCann Tirana jemi krenuar gjithmonë me mbështetjen që i japim kompanive interesante dhe kreative të Shqipërisë. Dhe ajo që na frymëzon më tepër ne është veçantia. Ky është drejtimi që zgjodhëm dhe për New Look Tina, një projekt që dallon tërësisht nga sallonet e tjera estetike dhe që gjithmonë jep diçka ndryshe, diçka më shumë.
 
Agjencisë iu kërkua një rifreskim dhe përmirësim i identitetit të kompanisë, një logo krejtësisht e re, si dhe materiale të tjera komunikimi. Pamja e re duhet të shpaloste një nivel të ri sofistikimi që i përshtatet më së miri imazhit që ky sallon meriton.
 
 
Qasja që u zgjodh nga Agjencia mund të përshkruhet në tre fjalë të thjeshta: elegancë, stil, chic.
 
Rezultati ishte mjaft tërheqës. Ngjyrat janë në minimum ndërsa e zeza dhe e bardha dominojnë me arrogancë dhe stil.