SQ ENG

Projekti TAP: Inagurimi i ardhjes se tubave te gazsjellesit ne Shqiperi

Në muajin Prill, projekti më i madh i gazsjellësit natyror në Europë, Trans Adriatic Pipeline (TAP), kaloi në fazën e ndërtimit në Shqipëri, proces që fillon me ardhjen dhe transportin e tubave.
 
Për të shënuar këtë hap, TAP kërkoi nga agjensia organizimin e një eventi inagurimi në fushën më të madhe të magazinimit të tubave, në Spitallë. Programi i eventit ishte i konceptuar në tre pjesë, ku në pjesën e parë do përshëndetej ecuria e projektit përmes fjalimeve, në pjesën e dytë do nëshkruhej tubi i parë që ka mbërritur në Shqipëri dhe në pjesën e tretë të ftuarit do kishin mundësi të takonin përfaqësues të  kompanive që janë kontraktuar nga TAP për realizimin e gazsjellësit. 
 
Organizimi i eventit përfshinte krijimin e elementëve kreativ informues në mënyrë atraktive, dizenjimin kreativ e të gjithë elementëve që do përdoreshin në event, dekorimin e hapësirave, propozime për sistemimin e terrenit ku do zhvillohej eventi, zbatimin në terren të planëvendosjes së elementëve dhe mbikqyrjen për mbarëvajtjen e programit.
 
Sfida më e madhe qëndronte në faktin që terreni fushor në Spitallë ka një sipërfaqe prej 90,000m² nga të cilat për eventin duhej të përdoreshin vetëm 450m². Sistemimi duhej të ishte i tillë që si sfond për fjalimet të ishin tubat e stivuar që ndodheshin në distancë nga eventi. 

 

 
Gjithashtu, ishte e rëndësishme që ndërkohë që vërehej përmasa gjigande e terrenit, të ftuarit të informoheshin edhe për detaje teknike të tubave dhe të fushës së magazinimit.

 

 
Në event ishin 150 të ftuar, ku ndër ta ishin Kryeministri i Shqipërisë, z. Edi Rama dhe Ministri i Energjitikes, z. Damian Gjiknuri, si edhe drejtues të lartë të projektit TAP. Eventi u mbulua drejtëpërsëdrejti nga televizionet më të rëndësishme kombëtare dhe lokale ndërsa pas eventit lajmi u mbulua nga të gjitha mediat online, print dhe TV.