SQ ENG

Njihuni me ABI

The American Bank of Investments (ABI), pjesë e grupit të menaxhuar nga NCH Capital, një investitor amerikan me zyra qëndrore në Nju Jork, me investime globale prej mbi 3.4 miliardë dollarësh në Rusi, Europën Qëndrore dhe Brazil, që së fundmi është vendosur në tregun shqiptar pas blerjes së Credit Agricole Bank në tetor 2015.
 
Synimi i këtij aktori të ri në industrinë bankare është fare i thjeshtë: të jetë një faktor i rëndësishëm në tregun shqiptar të bankave duke ofruar produkte dhe shërbime konkurruese dhe novatore për klientët e tij.
 
Ky rol është i lidhur ngushtë me identitetin dhe pozicionimin e markës dhe për këtë proces u përzgjodh McCann Tirana, si agjencia e cila do të punonte me një rikonceptim të markës dhe logon për nismën e kësaj fushate në treg.
 
 
Detyra e marrë përsipër ishte po aq e thjeshtë sa komplekse. Kur krijon diçka nga e para, është gjithmonë e rëndësishme të transmetohen vlerat dhe ajo për çfarë qëndron kjo bankë. Në rastin e ABI, perceptimi i cili synonte banka ishte një markë dinamike, tërheqëse dhe e re, që sjell produkte novatore në treg duke mbajtur në fokus nevojat e konsumatorit.
 
 
 
 
Pajisja e markës është një krijim gjeometrik ku përdoren objekte 2 dimensionale. Për sa i përket ngjyrave, logoja përdor një skeme primare Sky-Blue dhe Color Red që janë përdorur për të përcjellë qartësi, besim, pasion dhe energji. Simboli i Markës vjen si një produkt i krijuar nga dy rrathë ofest të cilën prodhojnë një “gërmë të vogël a”, si e tillë del një markë me të drejta të plota dhe të regjistruar nga ABI Bank.
 
 
Agjencia krijoi materialet e identitetit kolateral si dhe dokumentoi materialet e dizajnit në një Manual Marke kuptimplotë për të ndihmuar Menaxherët e Brandit të kontrollojnë konsistencën ndërsa shpërndajnë materialet e ardhshme të komunikimit.