SQ ENG

All Eagles Fest: Identiteti vizual i nje festivali muzikor

"All Eagles" është në thelb një festival i muzikës botërore me një forcë të madhe shtytëse për promovimin e diversitetit përbrenda barazisë. Veç muzikës përfaqësuese nga secili shtet, që është shtylla kurrizore e eventit, gjithashtu nxirren në pah edhe aspektet kulturore përkatëse nga e gjithë bota. Ideja kryesore ishte të mbahej një event muzikor 3 ditor, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe trupave të huaja diplomatike në Tiranë, ku do të luanin banda folk-jazz dhe rryma të ndërmjetme.
 
Festivali kishte nevojë për një identitet visual, pasi koncepti ishte sa frymëzues aq edhe i vështirë. Për t’ia arritur qëllimit, ekipi Kreativ i McCann Tirana u angazhua për disa ditë, me synim transformimin e natyrës grabitqare të shqiponjës në një komunikim paqësor por pa harruar krenarinë simbolike për këtë festival. McCann Tirana krijoi gjithashtu një logo dhe poster për festivalin.
 
Shqiponja është simboli kombëtar i Shqipërisë dhe i shumë shteteve e kulturave të tjera mbarëbotërore. Si një shpend që nuk i përket asnjë kontinenti, rajoni apo shteti të caktuar, ajo përfaqëson një nga simbolizmat më madhore të natyrës,. Shqiponja nuk njeh kufij realë dhe flatrat e saj të shpalosura mishërojnë materien magjike të ëndrrave, poemave dhe tregimeve epike. Me synim festimin e diversitetit kulturor përbrenda barazisë, identiteti pamor është natyrisht i nevojshëm për ndërthurjen e konceptit të shqiponjës me gjithë këto vlera dhe fantazi.