SQ ENG

Amita flet me mamane moderne shqiptare

Tashmë me një prezencë të ndjeshme në tregun shqiptar, Amita synoi të përforcojë prezencën e markës në treg, për të rritur frekuencën e konsumit midis të rinjve shqiptarë dhe për të ripërtëritur imazhin e markës.
 
Agjencisë iu besua nisja e një fushate të dedikuar korporate me objektiv nënat moderne. Midis produkteve për këtë fushatë të integruar përfshihen: dizajni i strategjisë së brandit, komunikimi ATL, aktivizimi POS dhe produkte të tjera kreative.
 
Strategjia e re dhe pozicionimi
Sfida për markën Amita është që ajo të mbetet e rëndësishme për konsumatorin shqiptar dhe të përfshihet në këtë industri kaq konkurruese.
 
Fëmijët që u rritën në vitet 90’ ishin brezi i fundit i fëmijëve shqiptarë që kishin privilegjin të shijonin një fëmijëri vërtet të shkujdesur, duke shkuar në shtëpi thjesht për të ngrënë diçka dhe për të pirë një kuti të vogël me lëng frutash për t’u rikthyer më pas tek shokët e tyre. Në ditët tona, këta fëmijë janë prindërit tanë modernë, që përshkojnë jetën bashkë me familjet e tyre. Duke pasur nënat moderne si objektivin kryesor, përqasja e zgjedhur ishte joshja nëpërmjet kujtimeve të shpenguara të fëmijërisë ku Amita luan rolin e urës lidhëse, si një markë dhe produkt që ka qenë dhe vazhdon të jetë gjithmonë pranë tyre.
 
 
Prapaskenat e TVC
"Një moment për t’u shijuar" është zhvilluar duke pasur në mendje nënat moderne dhe marrëdhënien e veçantë që ato kanë me fëmijët e tyre. Spoti karakterizohet nga një pamje e bukur estetike pasi gjithë skenat janë plot me diell dhe energji, dinamizëm, ndriçim dhe janë xhiruar në mjedise të qeta dhe të këndshme. Në fund, sekuenca finale promovon dy shijet e reja të Amitës të cilat janë hedhur së fundmi në treg.
 
Më poshtë, mund të gjeni aplikime të tjera kreative për fushatën Amita.