SQ ENG

Ftese nga Bota e Veres

Kompania “Bota e Verës”, një nga pionierët e parë të produkteve italiane me emër të verës në Shqipëri, do të prezantonte tek publiku shqiptar partneritetin e tyre ekskluziv me grupin prestigjoz italian “Grandi Vini d’Italia”.

 

Me këtë qëllim, kompania organizoi një event degustimi i cili do të krijonte një urë midis prodhuesve italianë dhe grupeve të interesit si dhe të kalonte më tej lajmin tek audienca e gjerë. Paralelisht, eventi do të lançonte edhe shtytjen kryesore të produkteve tek konsumatori final dhe në këtë pikë “Bota e Verës” kishte nevojë për mbështetjen e agjencisë.

 

Instrumenti kryesor i komunikimit i përzgjedhur ishte krijimi i një booklet-i i cili do të vinte në dukje produktet e reja dhe në të njëjtën kohë do të prezantonte edhe detaje rreth kompanisë dhe dyqanit të tyre të ri në Tiranë.