SQ ENG

Cappy Pulpy me tul vertet gjithe leng

Cappy Pulpy është një pije freskuese me sasi të lartë lëngu dhe tuli frutash, i cili hyri për herë të parë në tregun shqiptar nga The Coca-Cola Company në vitin 2014. Cappy Pulpy vjen me dy shije: Portokall dhe Tropikal, si dhe në dy përmasa të ndryshme: shishe 0.33L dhe 1L.
 
Agjencisë iu besua një detyrë tepër e rëndësishme: organizimi dhe nisja e një fushate informuese rreth kësaj marke të re për konsumatorin shqiptar dhe sigurisht për të angazhuar klientë potencialë.
 
 
Materialet POS për pikat e shitjeve si dhe aktivizimet BTL ishin fokusi kryesor që do të ndiqej nga agjencia. Për rreth një muaj, u organizuan aktivitete për testimin e produktit në publik, duke i dhënë mundësinë klientëve të krijonin pritshmëri rreth markës dhe më pas të provonin lëngun e frutave.
 
 
Klientët potencialë patën mundësinë të provonin shishet falas të Cappy Pulpy gjatë orëve pik të ditës duke shijuar gjithë freskinë dhe argëtimin e tulit të frutit, i cili u shërbye i ftohtë në katër qytete të mëdha të Shqipërisë: Tiranë, Vlorë, Shkodër dhe Durrës. Sigurisht që pjesëmarrja ishte masive dhe klientët shprehën kënaqësinë e tyre dhe gjithashtu dhanë komente nga më pozitivet rreth produktit.
 
 
Pjesë e fushatës ishte dhe komunikimi ATL, në kuadër të të cilit u ndërmor një fushatë mjaft e suksesshme në formën e një spoti televiziv 30 sekondësh, i cili nisi të transmetohet gjatë muajit korrik 2014 në mediat kryesore të vendit.