SQ ENG

Carlsberg: Birra per futboll

Carlsberg, një nga produktet më të shitur prej një nga fabrikat e birrës më të njohura në botë, kërkonte me ngulm rritjen e prezencës në tregun shqiptar. Nën konsulencën e McCann Tirana, Carlsberg vendosi të fokusonte komunikimin me publikun jashtë shtëpive drejt klubeve dhe restoranteve të zgjedhur. Tamam në vendet ku ndodhej targeti i Carlsberg.

 

Vizuale të goditura ndihmuan shfaqjen e tipareve kyç të këtij produkti premium dhe nisjen efektive të fushatës TAC.

 

 

 

Faktori kohë ishte tejet i rëndësishëm për një fushatë të tillë. Implementimi përgjate kampionatit Euro 2012 lejoi që Carlsberg të aktivizohej natyrshëm dhe me një shtytje kreative në vendet e zgjedhura. Materialet promocionale nxorrën më shumë në pah markën e birrës duke lejuar komunikimi tek publiku i lidhjes së saj të ngushtë me botën e futbollit.