SQ ENG

Carrefour: Perparesi e padiskutueshme ne blerje me karten 'Avantazh'

Carrefour Albania, rrjeti më i madh i shitjes me pakicë në vend, kërkoi të lançonte për herë të parë kartën e saj të dedikuar të blerjeve. Karta aktivizohet menjëherë pas aplikimit për të, dhe mundëson në afatin e shkurtër ulje të menjëhershme për produkte të përzgjedhura, ndërsa shpërblimet e së ardhmes i shtohen përfitimeve ekzistuese. 
 
Agjencia duhej të ideonte brandimin dhe zbatimin për këtë produkt të ri nga Carrefour Albania, bashkë me një fushatë të integruar komunikimi, duke përfshirë ATL, BTL, PR dhe Dixhital. Disa nga kanalet kryesore të medias përfshijnë radio spot, billboard, city lights, flyer dhe aktivizim në pikat e shitjes. Lista e materialeve ishte njëherësh tërheqëse dhe sfiduese.
 
Komunikimet mbi kartën duhet të pasqyronin në mënyrë sa më të drejtë përfitimet konkrete për konsumatorin dhe gjithashtu duhet të ishte besnike ndaj identitetit të kompanisë.
 
 
 
Formulimi kreativ
Emri i përzgjedhur për kartën ishte “Avantazh”, ndërsa slogani (premtimi) u përpunua në “Përparësi e padiskutueshme në blerje”. Emri si dhe premtimi përfaqësonin tërësisht atributet e kartës dhe janë besnike me çka ajo parashikohej të ofronte (dhe ofron aktualisht). Vetë karta i jep mbajtësit të saj një pozicion të lakmueshëm në ulje të menjëherëshme, ndërsa i njëjti parim vlen edhe për “përparësitë”, të cilat janë reale, të vërteta dhe të padyshimta – prej nga, të padiskutueshme. Përfitimet reale të kartës ishin të një natyre të fortë udhëzuese, duke ndikuar përveç teksteve edhe formulimin vizual.
 
 
 
Fushata për Avantazh
Në mënyrë të ngjashme, një model me ton të sigurt dhe miqësor, u ndoq për spotin e radios dhe broshurën, ndërsa teksti bazë u zbatua në aplikimet outdoor dhe në aktivizimet në pikat e shitjes. I njëjti orientim u ndoq në Facebook, ku komunikimet u përshtatën për audiencat online dhe prirjet e komunitetit. Artikuj që theksonin përfitimet e kartës u publikuan në revista ‘lifestyle’, duke u përshtatur me vetë publikimet dhe interesat dhe pëlqimet e lexuesve.