SQ ENG

Carrefour Albania: Java Greke shpalos shijen dhe bashkepunimin mesdhetar

Carrefour Albania dhe Ambasada Greke në Tiranë u angazhuan në zhvillimin e një fushate tërësore në kuadër të Javës Greke. Kjo e fundit nënvizonte lidhjet e fundit ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë, me një theks të veçantë në bashkëpunimin sipërmarrës dhe ushqimin e shkëlqyer mesdhetar nga Greqia.
 
Kjo fushatë duhej të përfshinte konsumatorë nga Shqipëria dhe sipërmarrës nga të dy vendet, vendimmarrës publikë dhe trupa diplomatike.
 
Për këtë qëllim, misioni u thjeshtëzua duke komunikuar me audiencën e synuar përmes dy kanaleve të mëvetëshme: i pari synonte konsumatorët dhe i dyti, sipërmarrësit, institucionet publike dhe trupat diplomatike.
 

 
Një reklamë televizive, e udhëhequr nga krijimtaria dhe minimalizmi i ftoi klientët të zbulonin të gjitha produktet greke në supermarketin e tyre lokal. Ky mesazh u forcua më tej përmes aplikimeve në print dhe kanalet dixhitale.
 
  
 
Në anën tjetër, agjencia u angazhua në koordinimin e procesit përgatitor ndërmjet Athinës dhe Tiranës për të organizuar “Java Greke – Zbuloni Shijen Greke në Carrefour”. Në bashkëpunim me Zyrën për Çështjet Ekonomike dhe Tregtare të Ambasadës Greke në Shqipëri, lançimi i eventit u mbajt në Sheraton Hotel në Tiranë, më 2 prill 2014.
 
Folësit që uruan mirëseardhjen në aktivitet përfshinin Ambasadorin e Greqisë në Shqipëri, Zëvendësministrin e Bujqësisë dhe Drejtorin e Operacioneve të Carrefour Albania. Më shumë se 220 të ftuar të profilit të lartë morën pjesë në aktivitet, ku përfaqësues të qeverisë shqiptare, drejtues të kompanive greke që operojnë në Shqipëri dhe furnitorë të Carrefour patën rastin të diskutonin mbi forcimin e lidhjeve tregtare mes dy vendeve.
 
 
Personalitete të artit dhe kulturës dhe përfaqësues të ambasadave të tjera gjithashtu morën pjesë në aktivitet, duke promovuar frymën e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve. Aktiviteti gjithashtu shfaqi një gamë të gjerë produktesh unike greke nga Carrefour Albania, pjesë e Grupit Marinopulos, rrjeti më i madh i tregtisë me pakicë në Greqi.