SQ ENG

Carrefour: Ashtu sic duhet

Carrefour po lë pas zhurmën boshe të fushatave “çmim-cilësi” për të sjellë një kuptim të ri për integrimin e eksperiencës së duhur konsumatore.
 
Konsumatorit i tregohet se si Carrefour po e ripozicionon markën Euromax nën markën e tij dhe me një dispozitë të re e krejtësisht unike.
 
Carrefour e fton blerësin shqiptar për të krijuar një zakon të ri me blerjet në dyqanet e tij.
 
Vetëm Carrefour mund të ofrojë një eksperiencë blerjesh ashtu siç duhet:
 
  - Çmime ashtu siç duhet: të përballueshme e të ulta.
  - Oferta ashtu siç duhet: të tërheqshme, të shpeshta dhe me leverdi.
  - Dyqane ashtu siç duhet: të ndryshëm në madhësi por që ruajnë të njëjtën cilësi.
  - Shërbim konsumator ashtu siç duhet: trajtim pozitiv dhe shërbim me respekt.
 
Eksperinca e blerjes tek Carrefour, me shërbimin e mrekullueshëm për konsumatorët dhe atmosferën argëtuese, premton që jo vetëm t'ju japë qetësi përgjatë blerjes suaj por dhe të jetë gjithmonë një pikënisje për çfarë keni planifikuar më pas.
 
Rezultati: Më shumë kënaqësi në ditën tuaj dhe një shembull i mirë i ndryshimit pozitiv tek objektet e jetës së përditshme.
 
FUSHATA
Reklama TV përmbledh esencën e premtimit të ri të markës dhe është e realizuar në një ton argëtues, origjinal dhe thumbues. Realizimi i reklamës është në vetvete i pazakontë, duke e bërë më të lehtë që të tërheqë vëmendjen e audiencës.
 

 
Mesazhi i fushatës u përforcua më tej përmes një fushate Print dhe OOH (CTL, Billboards dhe stacion autobuzi) në të gjitha zonat ku Carrefour është i pranishëm me dyqanet e tyre.
 
 
 
TËRHEQJA KONSUMATORE
Vëmendje speciale iu kushtua aktivizimit të konsumatorëve, në mënyrë që ata ta provonin në vetë të parë premtimin e ri të Carrefour, duke adresuar kështu sa më shumë vizita në hipermarketet Carrefour.
 
Konsumatorët janë ftuar përmes Facebook, radios e metodave drejtuese, për të marrë pjesë në eventin e hapjes së një marketi Carrefour në qendër të Tiranës.
 
Një event argëtues i cili tërhoqi shumë pjesëmarrës me numra magjie të bazuar në produktet Carrefour, muzikë, persona VIP të zonës përreth dhe me shumë dhurata. Loja “Çmimi Carrefour është i saktë” nuk ka qenë ndonjëherë më zbavitëse.
 
 
 
Lojrat zbavitëse vazhduan në të gjitha marketet Carrefour me një aktivizim eksperimental 3 ditor. Vajzat e promocionit u jepnin klientëve një zarf i cili përmbante një pyetje  apo gjëegjëzë e cila të jepte indicie për kupona të fshehur diku në market. Elementi i lojës shtoi vlerat argëtuese dhe krijoi mundësinë që konsumatori të mos i shihte më dyqanet vetëm si një element për blerje.
 
MARRËDHËNIET ME PUBLIKUN
Agjencia siguroi se premtimi i ri i markës të komunikohej në mënyrën e duhur për të gjitha grupet e interesit me një pritje zyrtare dhe një konferencë për shtyp. Më shumë se 100 pjesëmarrës - përfaqësues të medias, partnerët e biznesit, përfaqësues të qeverisë, dhe palë të tjera të përzgjedhura - morën mesazhin e rilançimit nga menaxhimi i lartë i Marinopoulos S.A. dhe CMB Albania. Ministri i Bujqësisë së Shqipërisë mbajti fjalimin e tij të urimit në këtë ngjarje. Konferenca për shtyp gjeneroi një vëllim të madh mbulimi në edicione informative dhe mbi 12 artikuj të detajuar në print dhe online.