SQ ENG

Carrefour nen ngjyrat e pranveres

Me rastin e ardhjes së pranverës, Carrefour kërkonte të krijonte një atmosfere të veçantë dhe tërheqëse për të gjithë konsumatorët e tij pranë qendrave tregtare TEG dhe QTU.
 
Promocioni synonte rritjen e pëlqimit ndaj markës duke krijuar një qasje të freskët, bazuar në origjinalitet dhe kreativitet. Së dyti, me rëndësi ishte edhe nxitja e pjesëmarrjes dhe angazhimit të konsumatorit gjatë ditëve festive të marsit duke vënë theksin tek ofertat e vazhdueshme të Carrefour.
 
 
Agjencia duhej që të krijonte një stil të ri vizual, relevant e njëkohësisht të ëmbël e me një lidhje të ngushtë me muajin mars dhe aktivitetet festive përgjatë tij, duke i qëndruar besnike edhe pozicionimit të ri të Carrefour në treg. Kjo formë komunikimi do të zhvillohej më tej për materialet POS dhe dixhital.
 
 
Qasja kreative e agjencisë ishte krijimi i një lidhjeje direkte dhe njëkohësisht elegante të Carrefour me lulet, simbolin e festave të marsit dhe Ditës së Verës. Në mënyrë origjinale, kreativa përdori elemente të logos së Carrefour si simbol për të krijuar modele te ndryshme lulesh të shoqëruara me mesazhe të dedikuara të cilat u përdorën më tej në kartolinat dixhitale (zbuloni albumin e plotë) si dhe në videon promocionale.
 
 
Krahas impaktit emocional, kjo qasje ngrohte më tej atmosferën e hipermarketeve duke i dhuruar një shumëllojshmëri ngjyrash pranverore, por gjithashtu duke i rikujtuar konsumatorëve ofertat avantazhuese të kësaj periudhe.