SQ ENG

20 Vjet shije Coca-Cola ne Shqiperi

Coca-Cola Bottling Shqipëria festoi 20 vjetorin e themelimit të saj në Maj 2014. Agjencisë iu besua krijimi i një identiteti vizual për komunikimin e brendshëm dhe të jashtëm të përvjetorit, aktivitete BTL dhe PR, si dhe prodhimi i materialeve të brandimit dhe komunikimit të brendshëm në ambjentet e eventit.
 
 
Për identitetin vizual të 20 vjetorit, agjencia krijoi një logo të orientuar nga Shpirti i Coca-Cola, të frymëzuar nga platforma e re e 2020 të Coca-Cola. Identiteti përmbante “20 Vite CCBS” të kompozuar përreth shishes Coca-Cola Countour.
 
 
Vizuali kryesor dhe kanaçja në Edicion Special përfshinin të dyja Fjongon e famshme Dinamike si trashëgiminë e Coca-Cola, si një mjet i njohur ndër vite, i cili në këtë rast është mjeti dominant. Harta e Shqipërisë e formuar me rrathë është një mënyrë për të përfaqësuar “Freskimin”.
 
Agjencia zbatoi identitetin vizual në gjithë materialet për komunikim të brendshëm si dhe etiketat e portofolit të produkteve CCBS.
 
 
Në eventet u përfshinë një konferencë PR, një darkë VIP, një vizitë në fabrikë dhe një festë te një nga klubet më të mira të Tiranës.
 
Motivi për eventin përmbyllës më 19 maj për festën e 20 vjetorit ishte stili i diskotekës, si një gjuhë universale e argëtimit, kërcimit dhe dritave shumëngjyrëshe. Agjencia prodhoi dhe mundësoi të gjitha elementet e nevojshme për një event të këtyre përmasave.
 
Ndër të ftuarit përfshiheshin disa nga personalitetet me më shumë ndikim në jetën ekonomike dhe politike të Shqipërisë dhe rajonit dhe gjithashtu disa nga figurat kryesore të The Coca-Cola Company.
 
 
Për të zbuluar propozimin origjinal kreativ për këtë projekt, sigurohuni të vizitoni profilin tonë në Behance.