SQ ENG

Coca-Cola lidhet me shqiptaret

Përgjatë verës 2013, Coca-Cola lançoi edhe në Shqipëri fushatën "Ndaj një Coca-Cola", një fushatë e cila do të zëvendësonte logon ikonë të Coca-Cola, me disa nga emrat më popullorë shqiptarë. Në këtë mënyrë, çdokush prej nesh mund të ndante kënaqësinë e një shisheje Coca-Cola me miqtë, të afërmit  dhe personat më të dashur.

Fushata masive verore e këtij viti, u amplifikua në dy spote TV, dy spote radio, print, OOH (citylights & wall banners), materiale në pikat e shitjes, dhe dixhital. Agjencia arriti të sillte disa risi midis materialeve kreative të fushatës, ku ja vlejnë të përmenden komunikimi në radio, paketimet për personat me influencë si dhe dixhitali.




“Ndaj një Coca-Cola” ishte njëkohësisht edhe fushata e parë me një implementim të gjerë në rrjetin social Facebook për markën në Shqipëri. Ndërveprimi me përmbajtje lokale dhe implementimi i reklamave premium e shtyu faqen e Coca-Cola të arrinte në pak kohë mbi 65 mijë ndjekës, ndërkohë që në fund të qershorit shënoi treguesin më të lartë për angazhimin e përdoruesve të faqes në të gjithë rajonin.