SQ ENG

Coca-Cola i uron mireseardhjen kampionatit Euro 2016

Coca-Cola ka qenë gjithmonë ‘një pushim freskues’ për të gjithë tifozët sportive, për një periudhë prej mëse një shekulli. Kjo lidhje e fortë me sportin nuk kishte se si të mos përfshinte edhe Kampionatin Europian të Futbollit “Euro 2016” i cili shënonte pjesëmarrjen e parë në këtë fazë të ekipit të Shqipërisë.
 
Fushata e Coca-Cola kishte qëllim të komunikonte promocionet dhe dhuratat që ofronte çdo 24 orë për konsumatorët, përgjatë këtij kampionati. Ky promocion i Coca-Cola për Shqipërinë nënkuptonte përgatitjen e një fushate komunikimi 360 gradë.
 
 
Zgjidhja që u ndoq për promocionin përfshinte edhe krijimin e menaxhimin e një mikrofaqeje ueb përmes së cilës përdoruesit mund të aplikonin në shorteun ditor si dhe të informoheshin më shumë mbi mekanizmin e promocionit, dhuratat që do shpërndaheshin si dhe listën të përditësuar të fituesve. 
 
 
Përtej kësaj, materialet ndihmëse preknin edhe komunikimin online, OOH, radio dhe POS.
 
 
 
 
Duke marrë shkas nga pjesëmarrja e ekipit kombëtar në këtë kompeticion, Coca-Cola u bë mbështetëse kryesore e një prej zonave më të dashura për tifozët: Tirana Fan Zone, një hapësirë e dedikuar për të sjellë atmosferën e stadiumit pranë qendrës së Tiranës që ofronte shfaqjen e të gjitha ndeshjeve në ekranë të mëdhenj LED.
 
 
Me anë të kësaj fushate, pati dhjetëra fitues të biletave Euro 2016 si edhe të aparatëve smartphone, gjithashtu, Coca-Cola u bë marka identifikuese e Tirana Fan Zone, hapësirë e cila u frekuentua masivisht përgjatë Kampionatit Europian 2016.