SQ ENG

Coca-Cola: Fotografimi i Portofolit te Produkteve

Pas përditësimit të etiketës, paketimeve dhe prezantimit të produkteve të rinj Fanta Lemon e Cappy Pulpy në tregun shqiptar, për The Coca-Cola Company dhe CCBS lindi nevoja për të konsoliduar dhe unifikuar portofolin e imazheve të produkteve të tyre.
 
Agjencisë iu ngarkua detyra për të realizuar 75 imazhe të bukura, tërheqëse dhe të cilësisë së lartë të të gjithë produkteve të kompanisë. Këto imazhe do të përdoreshin për marketing të brendshëm dhe të jashtëm si dhe në komunikimin e reklamave. Disa nga paketimet duhet të fotografoheshin në dy versione, në njërin version duhet të paraqitej produkti në kushte të thata, ndërsa te tjetri produkti duhet të ishte lagur nga pika uji.
 
 
Duke patur në mendje kompleksitetin e projektit, agjencia vendosi të punojë me Tomislav Maric, një nga fotografët më të mirënjohur të produkteve në rajon, i specializuar në fotografimin e produkteve te industrise së pijeve dhe me një eksperiencë të pasur në projekte të tilla.
 
Përvoja e kombinuar ekipit në krye të projektit, gërshetuar me mprehtësinë e aparatit 39mpix dhe lenteve macro Hasselbland, rezultoi në kapjen e cilësisë së kërkuar të imazhit e rrjedhimisht përmbushjen e pritshmërive. Rezultatet ishin mahnitëse.