SQ ENG

Coca-Cola: Nisma e promocionit te besnikerise

Në fillim të 2013-s, Coca-Cola dhe CCBS nisën edhe në Shqipëri një program e besnikërie. Ky promocion synonte të mbështeste shitjet përgjatë vitit për të gjitha markat e klientit, dhe njëkohësisht të forconte më tej dashurinë për markën Coca-Cola.
 
Klienti besonte se një fushatë e dizenjuar dhe zbatuar mirë luan një rol vendimtar për të mbuluar të gjitha pikat e ndjeshme të procesit të shitjeve. Dhe ne, si agjenci, nuk mund të ishim më shumë dakort.
 
Kështu lindi Coca-Cola Prix.
 

 
 
Me një nga fushatat më të mëdha të vitit në horizont, agjencia do të ishte përgjegjëse për tërësinë kreative të identitetit të këtij projekti.
 
Nuk kaloi shumë dhe ana kreative u shtri tek të gjitha pikat e komunikimit me konsumatorin, nga paketimi tek ATL, BTL, fushata dixhitale e deri tek komunikimi i pikave të shitjes.