SQ ENG

Dyert e Nesermes: nje histori miqesie

Agjencia Italiane e Bashkëpunimit për Zhvillim ka qenë në Ballkan që nga viti 1991, duke investuar më shumë se 1 miliard euro për zhvillimin e qëndrueshëm dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Kosovë.
 
Me këtë qëllim, AICS Tirana, në bashkëpunim me Ambasadën Italiane në Tiranë dhe OJQ-të që implementojnë projektet e Kooperacionit Italian në rajon, synonin të nisnin një fushatë të integruar që komunikon rëndësinë e bashkëpunimit dhe afërsisë mes vendeve tona dhe njëkohësisht të siguronin shikueshmëri për rezultatet e shumta të arritura nga Sistemi i Bashkëpunimit Italiano-Shqiptar.
 
Agjencia u ngarkua për të krijuar momentum në lidhje me fushatën e komunikimit dhe për të fuqizuar më tej të gjitha aktivitetet e komunikimit duke u përpjekur që të angazhojë audiencën një nivel më tej. Në mënyrë që të akomodoheshin të gjithë objektivat, fushata u planifikua në tre faza me qasjen kreative të bashkërenditur me kanale dhe pika komunikimi të shumëfishta.
 
Faza 1: Teaser
Me qëllimi për të ngritur më lart mesazhin kryesor të bashkëpunimit dhe afërsisë, agjencia zgjeroi idenë e rrëzimit të mureve që na ndajnë dhe na pengojnë të komunikojmë duke shndërruar këtë tematikë në një aktivizim. Me këtë qëllim në mendje, një mur simbolik u ndërtua brenda natës në sheshin Skënderbej duke ngacmuar çdo kalimtar me mesazhin që e Nesërmja do të jetë i lirë nga muret.
 
 
Pak ditë pas shfaqjes së ndërtimit, duke demonstruar premtimin, muri u rrëzua duke zbuluar mesazhin se e ardhmja vjen përmes bashkëpunimit.
 
Përveç aktivizmit të dukshëm në OOH, fushata teaser u mbështet edhe përmes PR dhe mediave dixhitale, duke synuar kryesisht palët e interesuara, përfaqësuesit e qeverisë dhe komunitetin e biznesit lokal.
 
 
Faza 2: Eventi 
Eventi përfaqësoi kulmin e fushatës, duke bashkuar aktorët kryesorë në një ceremoni të hapur nga Ambasadori Italian në Tiranë, Zëvendës Kryeministri i Shqipërisë dhe Përfaqësuesi i Agjencisë Italiane e Bashkëpunimit për Zhvillim në Ballkanin Perëndimor. Ngjarja u përdor gjithashtu për të nisur një ekspozitë të veprave që do të simbolizonin drejtimet kryesore të bashkëpunimit mes dy vendeve.
 
 
 
Agjencia ishte përgjegjëse për organizimin e ngjarjes, dizajnimin dhe prodhimin e materialeve, branding të hapësirave, pijeve freskuese, mbështetje audio / video dhe pajisje / shërbime përkthimi. Kanalet e komunikimit përfshinin PR dhe mediat dixhitale.
 
Faza 3: Pas eventit
Shtatë evente dytësore u mbajtën si fazë e komunikimit pas fushatës. Secili nga eventet dytësore u krijua për të bashkuar profesionistët dhe palët e interesuara duke diskutuar projektet kryesore të bashkëpunimit mes dy vendeve. Agjencia ishte përgjegjëse për projektimin dhe prodhimin e materialeve të dhuruara dhe mbështetje në komunikimin dixhital.
 
 
Zbuloni më shumë duke vizituar aicstirana.org.