SQ ENG

Shqiponja nga McCann Tirana: E kudondodhur ne castin e duhur

Përvjetori 100-të i pavarësisë së Shqipërisë ishte padyshim ngjarja e vitit për vendin tonë: një moment i veçantë në historinë e vendit tonë do të festohej gjerësisht nga të gjithë shqiptarët anembanë botës. Mesazhe dhe urime të panumërta do të shkëmbeheshin, por pyetja në këtë rast ishte se si do të arrinte të veçohej alternativa e McCann Tirana?

 

IDEA

Synimi ishte gjithmonë për të paraqitur një alternativë organike dhe kosto efektive e cila do të kishte potencialin të gjeneronte një fushatë me përmbajtje duke përcaktuar McCann Tirana si krijuesin e saj përmes një strategjie që gërshetonte teknika të marketingut të brendshëm, përgjegjësinë sociale me instrumentat e print dhe outdoor.

 

 

SHQIPONJA

Linja vizuale ishte një nga dy drejtimet kreative të propozuara nga agjensia gjatë konkursit për pamjen zyrtare të festimeve të 100 vjetorit të pavarësisë. Objektivi i pjesës kreative ishte i thjeshtë dhe bazik: krijimi i vetdijes për këtë festë të madhe përmes të gjithë grupmoshave. Linja vizuale ka si bërthamë traditën, trashëgiminë kulturore, etnografinë dhe antikitetin e popullit shqiptar, ndërsa në të njëjtën kohë shfaq edhe bashkimin kulturor të të gjitha trevave shqiptare përmes shqiponjës, simbolit tonë kombëtar.

 

 

 

INTEGRIMI

Shumë shpejt, një peticion që i drejtohej Google duke kërkuar vendosjen e një Doodle në faqen e saj me rastin e këtij përvjetori nisi të përhapej me shpejtësi online, dhe sa hap e mbyll sytë arriti edhe tek McCann. Duke ofruar mbështetje për një iniciativë që na pëlqeu në çast, McCann Tirana kontaktoi me iniciatorin e peticionit duke ofruar përdorimin e vizualit të realizuar si vizuali zyrtar i këtij peticioni.

 

 

PËRHAPJA

Me rreth 27,000 mijë kontribues në këtë peticion, të cilët patën mundësi të shikonin vizualin e krijuar nga agjensia dhe të mësonin se kush e kishte krijuar, peticioni fillon të konsiderohet si lajm dhe pasqyrohet nga pothuajse çdo media shqiptare, duke rritur në mënyrë indirekte edhe vizibilitetin e agjensisë. Për të siguruar pronësinë e vizualit, McCann Tirana iu bashkua këtij hovi viral përmes social media dhe vumë re shumë shpejt përkrahjen e gjerë që imazhi kishte fituar tek përdoruesit.

 

 

LUSTRA FINALE

Në bashkëpunim me partnerë mediatik, arritëm të mbulonim edhe dy pika të tjera të komunikimit me publikun shqiptar: outdoor dhe print. Rezultati final ishte ai i një eksperimenti të suksesshëm i cili arriti të prekte dhe të përfshinte audiencën përmes social media, outdoor dhe print. Google krijoi një Doodle për të festuar 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë ndërsa vizuali ynë arriti 77,411 nënshkrues të peticionit online si dhe akoma më shumë se kaq përmes mbulimit në social media, print, outdoor dhe televizion.