SQ ENG

Eco Market, te jetuarit shendetshem online

Ne të McCann Tirana jemi shumë të dhënë pas të ushqyerit shëndetshëm e për pasojë, ishte një kënaqësi e vërtetë të kontribuonim në zgjerimin e kompanisë shqiptare të shitjeve me pakicë, Eco Market, në përforcimin e identitetit të saj vizual si dhe krijimin e një imazhi të freskët e përfaqësues online.
 
Duke patur parasysh eksperiencën në industrinë e retail, Agjencisë iu besua një kërkesë shumë specifike: krijimi e një faqeje të re interneti e cila do të siguronte një përditësim në teknologji, strukturën e përmbajtjen nga faqja ekzistuse.
 
Qasja ishte e qartë: ndërthurja e teknologjisë më të fundit me një dizajn responsiv dhe CMS të lehtë në përdorim, duke i dhënë kështu faqes një jetëgjatësi më të madhe, thjeshtësi për përdoruesin, akses më të lehtë nga pajisje të ndryshme dhe një mënyrë më e mirë për të bashkuar strukturën me një strategji kontenti si shtyllën kurrizore të saj.
 
 
Gjithashtu, agjencia synoi një qasje më proaktive për sa i përket fotografive që do të përdoreshin në faqen e re të internetit. Një set fotografik, i cili u mbajt në një nga marketet e reja, i parapriu hapjes së faqes. Ekipi ynë vendosi të punonte në një mënyrë joortodokse. Imazhet qëllimisht zgjedhin të fokusohen mbi produktet më shumë se ambjenti përreth duke i dhënë marketit një ndjesi ndryshe, me synim të afrohet akoma më shumë klienti me marketin pa asnjë lloj muri ndarës.
 
Por një fotografi flet më shumë se njëmijë fjalë. Prandaj ju ftojmë t'i hidhini një sy përzgjedhjeve tona nga seti fotografik dhe mos harroni të vizitoni faqen më të re të Eco Market.