SQ ENG

Fanta: Shije e shkelqyer limoni

Në korrik 2014, Fanta, marka globale e pijes freskuese me shije frutash nga The Coca-Cola Company, prezantoi në Shqipëri një shije të re: Fanta Lemon. Formula e pijes së re Fanta Lemon për tregun shqiptar u vendos pas degustimeve me fokus grupe të dedikuara dhe nisja e fushatës për këtë produkt të ri iu besua duarve të afta të agjencisë.
 
Kërkesa ishte mjaft sfiduese: sjellja në jetë e një qasjeje strategjike që do të synonte rritjen e ndërgjegjësimit ndaj markës dhe të angazhonte klientët në pika të shumëfishta.
 
Mesazhi për shijen e re të Fanta u përhap fillimisht nga një fushatë tradicionale reklamimi. Një spot publicitar energjik njoftoi mbërritjen e menjëhershme të produktit në treg, një mesazh që përforcohej më tej nga vizualet e spikatura OOH.
 
 
      
      
 
Në të njejtën kohë, nisi edhe një fushatë jo-tradicionale. I njëjti mesazh u përpunua dhe u komunikua në vazhdimësi në një mënyrë më personale nga një kombinim i materialeve POS dhe aktivizimeve të zgjeruara BTL.
 
  
  
 
Gjatë një periudhe 20 ditore, agjencia zhvilloi aktivitete testimi në ambiente publike të cilat i dhanë mundësinë klientëve të provojnë pijen e re Fanta Lemon. Produkti u shpërnda rigorozisht si dhuratë dhe u shërbye i ftohtë në pika specifike në qytetet e Tiranës, Durrësit dhe Vlorës – një kombinim i përkryer për t’u përballur me vapën e verës mesdhetare.