SQ ENG

Gener 2: Profili korporativ

Gener 2 është një nga kompanitë lider të sektorit të ndërtimit dhe zhvillimit në Shqipëri e kredituar me ndërtimin e disa ndërtesave që shumë shpejt do të jenë pika referimi të qytetit të Tiranës. Si një prej emrave më prestigjoz në rrethet e biznesit në vend, Gener 2 identifikoi nevojën e prezantimit ndaj tregut vendas me anë të një profili të qartë të kompanisë.

 

Përballë një sipërmarrjeje komplekse, McCann Tirana, arriti të gjente një miks të balancuar midis dizajnit dhe prodhimit, duke i vënë të dy në shërbim të njeri tjetrit.

 

 

Rezultati ishte një profil që rrezaton elegancë, kërkon në këmbim respekt duke ofruar në të njëjtën kohë komunikim të qartë të kompanisë, projekteve dhe vlerave të saj.