SQ ENG

Tetori Gjerman: Nje udhetim drejt miqesise

Në vijim të eksperiencave të mëparshme tejet të suksesshme, Ambasada Gjermane në Tiranë, organizon sërish “Tetorin Gjerman”. Tashmë, për vitin e tetë rresht, “Tetori Gjerman” përfshin një seri eventesh që zgjat një muaj për të festuar miqësinë midis Gjermanisë dhe Shqipërisë nëpërmjet aktiviteteve si shfaqjet teatrale, filmat, koncertet, diskutimet, galeritë e artit etj.
 
Ambasada Gjermane në Tiranë kërkoi të thyente rutinën nëpërmjet një identiteti vizual të fuqishëm për “Tetorin Gjerman 2014” dhe një slogan për këtë vit, i cili do të mund të transmetonte plotësisht mesazhin thelbësor të aktiviteteve dhe gjithashtu të promovonte lidhjet e forta midis këtyre dy shteteve. 
 
Agjencia, së cilës i është ngarkuar kjo detyrë, vendosi t’i japë një Identitet Vizual që është i ndryshëm nga vitet e shkuara, por pa dalë nga identiteti tradicional i “Tetorit Gjerman”. Koncepti i vizualit është bazuar te slogani “Përtej kufijve, një udhëtim drejt miqësisë” me idenë që “Tetori Gjerman” të konsiderohet si një rrugëtim, një mënyrë për të shkuar përtej kufijve, drejt sfidave të reja, duke ftuar njerëzit që t’i bashkohen këtij muaji për të festuar miqësinë.
 
 
Vizuali Kryesor iu bashkangjit një broshure jokonvencionale që shërbeu si një kalendar eventesh. Broshura kishte si qëllim të siguronte gjithë informacionin e nevojshëm për listën e eventeve për gjithë muajin dhe gjithashtu mund të mbahet lehtësisht në xhep.
 
 
 
Një fushatë OOH është implementuar në Tiranë nëpërmjet citylights në zonat kyçe të qytetit, për të rritur ndërgjegjësimin rreth “Tetorit Gjerman”. Nëse në njërin krah të citylight-it shfaqet vizuali kryesor, në krahun tjetër është vendosur kalendari i eventeve për të informuar personat e interesuar të marrin pjesë në këto evente.