SQ ENG

Tetori Gjerman, nje muaj frymezimi

"Të frymëzojmë njerëzit" – ky slogan i politikës së jashtme gjermane mbi kulturën dhe arsimin është edhe tema e edicionit të 12-të të Tetorit Gjerman në Shqipëri, një seri ngjarjesh dhe aktivitetesh të organizuara nga Ambasada Gjermane në Tiranë. Për të pestin vit radhazi, McCann Tirana u morr me krijimin e identitetit vizual të eventeve.
 
Frymëzuar nga tematika e këtij viti, agjencia erdhi me idenë se frymëzimi është i dy anshëm, ashtu si koncepti "Frymëzo për t'u frymëzuar". Çdo person që punon në një organizatë kontribuon për të njëjtin qëllim: "Të Frymëzojë Njerëzit", por ata janë gjithashtu "Të Frymëzuar Nga Njerëzit" që i bëjnë ata të vazhdojnë.
 
GermanOctober2018-Poster
 
Kjo lidhje midis dy anëve shfaqet si shpinë e librave që simbolizojnë se çdo emër është një libër i veçuar historie; ndërsa si slogan është përdorur "Frymëzuar nga Njerëzit" që janë burimi i gjithë kësaj biblioteke plot me libra. Ngjyrat e shumta në vizual janë konceptuar në një mënyrë të tillë që të perceptohen si një simbiozë e diversitetit.
 
GermanOctober2018-Brochure-01
 
GermanOctober2018-Brochure-02
 
GermanOctober2018-Brochure-03
 
Vizuali kryesor u përdor dhe në një broshurë, e cila i ofron publikut të gjithë informacionin e nevojshëm për secilën prej eventeve të planifikuara përgjatë muajit tetor.
 
GermanOctober2018-CTL
 
GermanOctober2018-RrollUp
 
Aplikime të tjera përfshijnë poster, baner roll-up, materiale promocionale, OOH dhe media sociale.