SQ ENG

Tetori Gjerman: Gur, gur behet ure

Viti 2019 shënon 30 vjetorin e rënies së Murit të Berlinit. Në të gjitha këto vite të gjithë kanë kuptuar se sa e rëndësishme është të ndërtohen ura sesa mure, të mundësohen bashkime në vend të izolimit.
 
"Gur, gur bëhet urë" kjo ishte tema e edicionit të 13-të të Tetorit Gjerman në Shqipëri, një seri eventesh dhe aktivitetesh të organizuara nga Ambasada Gjermane në Tiranë.
 
Për të gjashtin vit radhazi, McCann Tirana u përzgjodh për të krijuar identitetin vizual të eventit.
 
German October 2019 | Brochure
 
Urat janë simboli i lidhjes dhe qëllimi i tyre është që të bashkojnë dy pjesë me njëra-tjetrën. Duke u nisur nga kjo temë, në lidhje të drejtpërdrejtë me përvjetorin e 30-të të rënies së Murit të Berlinit, ilustrimi paraqet ndërlidhjen e Berlinit dhe Tiranës.
 
Një stil i thjeshtë grafik është ruajtur në mënyrë që ideja e lidhjes të jetë më e dukshme dhe e thjeshtë për t’u perceptuar.
 
German October 2019 | Citylights
 
Ngjyrat janë në harmoni me njëra-tjetrën, duke i dhënë kështu një pamje të qetë dhe pozitive qyteteve.
 
Janë lehtësisht të dallueshme disa nga monumentet më të njohura të Berlinit dhe Tiranës, duke theksuar edhe vlerat e tyre historike.
 
German October 2019 | Bus station
 
Vizuali kryesor u përdor dhe në një broshurë, e cila i ofron publikut të gjithë informacionin e nevojshëm për secilin prej eventeve të planifikuara përgjatë muajit tetor.
 
Aplikime të tjera përfshijnë poster, roll-up baner, materiale promocionale, OOH dhe media sociale.
 
German October 2019 | Roll-up banner