SQ ENG

Intesa Mobile: Duke ecur mbi vijen e holle ndermjet teknologjise dhe lirise

Intesa Mobile është shërbimi më i fundit nga Intesa Sanpaolo Bank Albania dhe fushata e parë e bashkëpunimit me McCann Tirana.
 
Shoqëria jonë po bëhet gjithmonë e më e orientuar drejt teknologjisë dhe ritmi i shpejtë i jetesës nxjerr gjithmonë e më shumë në pah vlerën e kohës. Kjo është arsyeja pse Intesa Sanpaolo Bank Albania ka sjellë te klientët e saj një produkt i cili ndihmon menaxhimin e financave të tyre kudo që ata të ndodhen. Përmes Intesa Mobile, klientët janë të lirë të hyjnë në llogarinë e tyre e të përfitojnë duke kryer transaksionet kudo janë dhe çka është më e rëndësishmja, në çdo kohë.
 
Prej këtu buron dhe frymëzimi i konceptit tonë kreativ. Fokusimi në dobinë e kohës, interpretuar si një mjet që mundëson lirinë, duke treguar anën tjetër të medaljes: pritjen në radhë, si një mënyrë për të harxhuar kohën. Një ide e thjeshtë që lidhet menjëherë me audiencën, duke shfaqur shkurtimisht atë ndjenjën e njohur të pritjes në radhë dhe sa çliruese është në të vërtetë kur mendon se në sa mënyra të ndryshme mund të jesh duke e shpenzuar këtë pjesë të kohës.
 
 
Përmes një qasjeje vizuale, Intesa Mobile përpiqet të diferencohet në këtë mënyrë nga komunikimi i zakonshëm për mobile banking. Përpjekjet në komunikim drejtohen drejt bashkimit të reklamimit konceptual me vetë produktin, duke veshur kështu një mantel më tërheqës për target grupin.
 
Fushata përqafoi median dixhitale si kanalin kryesor mediatik duke krijuar kontent unik online në formën e një serie videosh argëtuese. Videot i vendosin shikuesit përpara një kuizi, duke kërkuar prej tyre një veprim në mënyrë që të shohin mesazhin e plotë, ndërkohë që ilustrohen me thjeshtësi avantazhet kryesore të aplikacionit Intesa Mobile. Fushata dixhitale më pas është zgjeruar përmes kanaleve ATL dhe BTL.