SQ ENG

Kredia e re personale per cdo qellim nga Intesa Sanpaolo Bank Albania

Bashkëpunimi ynë më i fundit me Intesa Sanpaolo Bank Albania vjen në formën e ofertës së tyre më të fundit, një kredi e re personale për çdo qëllim. Produkti u dizenjua për klientët individualë, me qëllim mbulimin e nevojave të tyre për likuiditet dhe për t’i siguruar atyre një metodë financimi për çdo qëllim për t'u përdorur lirisht në sasinë e akorduar.
 
Detyra e agjencisë ishte të punonte një koncept të ri kreativ, stil vizual dhe për rrjedhojë përgatitjen e të gjithë materialeve të komunikimit për nisjen e fushatës.
 
Koncepti kreativ u bazua kryesisht në një frazë të njohur shqiptare, të përdorur këtu me mprehtësi: “Fillimi i mbarë, gjysma e punës”. Nën këtë moto, objektivat e komunikimit akomoduan prezantimin dhe informimin e publikut rreth kredisë dhe karakteristikave të saj kryesore me një frymë direkte dhe optimiste, duke ngritur njëkohësisht vlerat funksionale dhe emocionale te produktit.
 
 
Zhvillimet kreative mbulonin që nga materialet e brandimit për degët e deri te komunikimi ATL dhe digital.
 
 
 
Së fundi, por jo nga rëndësia, nisja e fushatës shënoi dhe lançimin e udhëzimeve te reja për markën e Intesa Sanpaolo Bank Albania, duke e shndërruar Shqipërinë në një nga vendet e para që i adoptuan ato.