SQ ENG

“Ki Kurajo”: nje thirrje drejt sipermarresve te rinj

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) lançoi në tetor një konkurs i cili kishte si objektiv ngacmimin e një gjenerate të re sipërmarrësish duke promovuar sipërmarrës të rinj dhe duke krijuar një ambient konstruktiv ku idetë premtuese të biznesit bashkohen me burimet financiare dhe kontaktet nga fusha e biznesit.

 
Në këtë drejtim, detyra e agjencisë ishte ajo e përgatitjes dhe lançimit të një fushate ndërgjegjësimi që prekte të rinjtë, pavarësisht nëse vazhdonin apo jo studimet universitare. Qëllimi kryesor ishte tejçimi i një mesazhi të drejtpërdrejtë i cili në të njëjtën kohë duhet të ishte frymëzues, të ndillte shpirtin e sfidës duke ofruar një sfond për sipërmarrjen.
 
 
 
Pjesa vizuale komunikonte një mesazh direkt dhe sfidues, një thirrje për t’u treguar guximtarë dhe për të ndërmarrë hapat e parë drejt një sipërmarrjeje. Armët e zgjedhura të komunikimit ishin OOH dhe dixhital.