SQ ENG

Korriku: Indentiteti dhe karakteri i markes

Korriku sh.p.k. është një nga shpërndarësit më të mëdhenj të luleve të freskëta në Shqipëri dhe Kosovë. Për të forcuar më shumë praninë e tyre në treg, ata vendosën krijimin e identitetit të markës së tyre dhe këtë gjë ia besuan agjencisë.
 
Kërkesa e tyre për prezantimin grafik të markës ishte e qartë pasi identiteti duhet të ishte i veçantë, i pastër, i thjeshtë, duke përfaqësuar më së miri karakterin e markës. Në vlerat grafike imazhi duhet të ishte i qartë, i dallueshëm nga të tjerët, i këndshëm, tërheqës dhe në të njëjtën kohë, një simbol i qëndrueshëm.
 
Forma bazë e logos është frymëzuar nga vetë emri i markës. Për t’i qëndruar besnik origjinës së emrit, si një traditë e trashëgueshme dhe një vlerë e veçantë, logo merr formën e një nënshkrimi duke krijuar individualitetin e saj e njëkohësisht duke lënë mbresa të këndshme e miqësore. Logo plotësohet duke u ndërthurur me elemente vizualë organikë, të cilët përcjellin forma dhe ngjyra të frymëzuara nga natyra. Këto elemente e bëjnë markën të veçantë, të afrueshme, të natyrshme dhe të aplikueshme në të gjitha format e zhvillimit të mëtejshëm të brandit.