SQ ENG

Lula, simboli i fushates se re te qumeshtit Lufra

Si një lider në tregun shqiptar të produkteve të bulmetit, Lufra synonte konsolidimin e pozicionimit të saj duke komunikuar qartë produktet e tyre natyrale dhe cilësore.
 
Në këtë drejtim, qumështi i freskët Lufra, një prej produkteve bazë të kompanisë, u vu në qendër të fushatës më të fundit të komunikimit, ku theksi vihej mbi cilësinë dhe freskinë e tij.
 
Me qasje të qartë si dhe ekspertizën e duhur, McCann Tirana konceptoi prodhimin e një spoti publicitar, fokusi kryesor i të cilit do të ishte ndikimi në përceptimin e konsumatorëve mbi cilësitë e qumështit të freskët.
 
I realizuar në një mjedis familjar, fabula krijon një lidhje midis kukullës Lula dhe qumështit të vërtetë nga lopët e vërteta.
Duke iu drejtuar nënave si vendimarrëse por edhe femijëve si influencues, qëllimi i fabulës mbetet vizualizimi i lidhjes së fortë midis produkteve të përditshme të bulmetit në tryezën e shtëpisë dhe fermave natyrale që garantojnë cilësinë e produkteve Lufra, një lidhje e cila është po aq e fortë sa lidhja midis prindërve dhe fëmijëve të tyre.