SQ ENG

Kosi i lengshem Lufra dhe dilema Hamletiane

Në një kohë kur konsumatori shqiptar e përzgjedh kosin nisur nga densiteti i produktit, kompania Lufra, lider në tregun e bulmeteve dhe e vetmja që ofron aktualisht kos të lëngshëm, ndërmorri një fushatë të guximshme për të ndërruar këtë mentalitet.
 
Pas hulumtimit të tregut dhe sjelljes konsumatore, vëmendje e veçantë ju kushtua përçimit të mesazhit se produkti i kosit të lëngshëm ruan të njëjtat vlera dhe cilësi si kosi klasik. Me këtë në mendje, fushata synonte komunikimit tek të rinjtë, duke i cilësuar si më flexibël dhe të hapur për të testuar produktet në treg: konsumatorët potencialë ideal të kosit të lëngshëm.
 
Mënyra e zgjedhur për të transmetuar mesazhin ishte përmes një spoti TV i cili mbarte detyrimisht frymën humoristike. Dilemës nëse kosi hahet apo pihet, i dha zë monologu i njohur i Hamletit, ku vargjet e Shakespeare u përshtatën në mënyrë alegorike. Trajtimi i qartë i kësaj dileme nga Lufra merr në fund formën e mesazhit direkt: “Nuk ka më vend për drama, kosi i lëngshëm Lufra pihet”.
 

 

Krahas TV, fushata u integrua më tej edhe në OOH, digital dhe POS.