SQ ENG

Logoja e re e NOA, tulipan i rilindur ne nje stine te re komunikimi

NOA, një nga institucionet e para më jetëgjata financiare shqiptare, ishte në kërkim të rifreskimit të identitetit të saj vizual. Detyra e agjencisë ishte të siguronte një evoluim nga simboli ekzistues, i cili paraqiste një tulipan të formuluar në mënyrë abstrakte, në një simbol i cili siguronte një dimension të ri dhe më të gjallë, por megjithatë përfaqësues ndaj markës dhe aspiratave të saj.
 
Si qasje konkrete dhe duke u mbështetur në atributet e nxjerra nga analiza e markës dhe logos, u ndërtua një skemë gjeometrike, bazuar dhe në formën ekzistuese të logos. Kjo shërbeu edhe si shtyllë krijimi mbi të cilën u racionalizua shumëçka rreth komunikimit të NOA-s.
 
Format e gjeneruara nga ky proces shërbyen në riformulim të simbolit dhe vlerave grafike, si dhe në pozicionimin e tipografisë, krahas një lloji konstruksioni të fshehtë, mbi të cilin u kompozua logoja e re.
 
NOA new logo
 
NOA structure new logo
 
Logoja e re, e propozuar nga McCann Tirana dhe aprovuar nga NOA, mishëron një tulipan të rilindur në një stinë të re komunikimi. Me energji dhe ngjyra të shtuara, ajo pasqyron në mënyrë të ri-dimensionuar trashëgiminë e NOA-s dhe atributet e markës, të vendosura në një kontekst më dinamik të komunikimeve të ditëve të sotme dhe audiencave përherë e më të evoluara.
 
NOA style new logo
 
NOA stationery
 
NOA është një institucion financiar shqiptar, me një trashëgimi domethënëse në fushën e mikrofinancës, i themeluar në vitin 1998. Krahas këtij historiku që daton që nga vitet e para të ekonomisë së lirë në Shqipëri, NOA përfaqësohet si një markë në evoluim të përhershëm. Ndërsa standardet dhe vlerat e saj janë maturuar në kohë, NOA gjeneron produkte dhe komunikime novatore, të cilat ecin krah për krah me kërkesat dinamike të industrisë ku operon dhe komunikimeve rreth saj.
 
NOA interior branding
 
NOA merch
 
NOA signage