SQ ENG

Prodata: Identitet Vizual Frymezues

Prodata është një kompani marketingu e cila ofron një gamë të gjërë shërbimesh. Themeluar në vitin 2013, Prodata është bërë menjëherë një lider në fushën e telemarketingut, duke synuar gjithnjë standardet më të larta ndërkombëtare në këtë treg të ri dhe gjithmonë në rritje të Shqipërisë.
 
 
Duke marrë parasysh hyrjen relativisht të vonshme të Prodata në tregun shqiptar, ajo ishte në kërkim të një platforme komunikimi dhe identiteti vizual të mirë përcaktuar. Një pozicionim i ri i markës ishte i nevojshëm për të diferencuar Prodata nga industria e tejmbushur dhe mjaft konkurruese e telemarketingut.
 
 
Identiteti i ri Vizual duhet të vinte në dukje profesionalizmin, cilësinë dhe ekselencën e kompanisë. Logo dhe slogani i markës duhet të ishin frymëzuese për të komunikuar më së miri eksperiencën dhe njohurinë e ProData në mbarëvajtjen e biznesit dhe për të kthyer ëndrrat në realitet. Ky mesazh do të përcillej së brëndshmi dhe së jashtmi për punonjësit dhe për të rinjtë të cilët janë në kërkim të punësimit.
 
 
Duke u fokusuar në komunikimin e brendshëm, Prodata synon të frymëzojë unitet, besim dhe bashkëpunim. Për të theksuar akoma më shumë këto tre pika, agjencia punoi një plan konkret aktivitetesh, ku do të përfshihen të gjithë punonjësit e kompanisë, nga stafi më i vjetër te më i riu. Këto aktivitete kanë si qëllim të shtojnë ndjenjën e përkatësisë, të edukojnë dhe frymëzojnë punonjësit për një ambjent më të mirë, argëtues dhe një frymë të përgjithshme pozitive në punë.
 
 
Së fundmi, një fushatë e komunikimit të imazhit është krijuar dhe implementuar për të përhapur më shumë informacion rreth Prodata dhe atë çfarë simbolizon kjo kompani, dhe në të njejtën kohë duke synuar të rekrutohen më shumë njerëz të rinj dhe të talentuar për të ndërtuar të ardhmen e tyre, tani.