SQ ENG

Protik: Nje marke per inovacionin

Objektivi ishte krijimi i identitetit për Qendrën Burimore dhe të Trajnimeve të Protik. Ishte i nevojshëm që identiteti të shfaqte në çast misionin e organizatës - të jetë katalizator për zhvillimin e industrisë së teknologjisë dhe komunikimit përmes risive, nxitjes së sipërmarrjeve dhe të kërkesës për produkte novator - dhe njëkohësisht të mundësonte vizualizimin e vlerave të Protik.

 

Zgjidhja jonë kreative ishte një sistem i tërë vizual i qendërzuar rreth logos së Protik. Imazhi dhe identiteti vizual janë tashmë disa mjete akoma më efektive që do ndihmojnë më tej në përmbushjen e misionit të organizatës.

 

 

LOGO

Kompozuar me 3 elemente ndihmës - shkrimin, grepin e dallueshëm dhe përshkrimin e markës - logo e Protik merr kuptim nën esencën e vlerave dhe të misionit të kompanisë. Përmes linjave të mprehta, shkrimi i errët i jep akoma më shumë rëndësi nga ana vizuale markës Protik, ndërsa shenja e dallueshme e grepit simbolizon sektorin e teknologjisë dhe komunikimit i cili në Shqipëri do të zhvillohet më tej edhe falë kontributit të Protik. Shenja e grepit përbëhet nga trekëndësha të vegjël me ngjyrë të kuqe, portokalli, blu dhe jeshile që simbolizojnë bashkëpunimin. "Qendra Burimore për Teknologjinë e Informacionit dhe të Komunikimit" mundëson identifikimin e menjëhershëm të markës dhe njëkohësisht përbën përshkrimin më të shkurtër të mundshëm për Protik.

 

 

NGJYRAT

Kombinimi i ngjyrave të ndezura në identetitetin vizual të markës ndihmon në krijimin e perceptimit së Protik si një organizatë e madhe dhe dinamike. Nga pesë ngjyrat e logos, tre prej tyre janë ngjyra të dallueshme të Protik, të krijuara nga kombinimi i nuancave të mëparshme. Ky koncert i mirfilltë ngjyrash bazohet dhe njëkohësisht nënkupton bashkëpunimin midis ortakëve, pretendetëve dhe Protik.

 

 

 

ARKITEKTURA

Për të thjeshtuar nevojat e ardhshme në përdorim të markës, ne krijuam edhe arkitekturën pas dizajnit të logos. Përmasat specifike të logos, garantojnë përdorimin korrekt dhe koherent të identitetit vizual të Protik, duke lejuar në të njëjtën kohë fleksibilitetin e duhur për përdorimet e ardhshme të logos.

 

Krahas zhvillimit të identitetit vizual bazuar në vlerat bazë të kompanisë, konsultimi i McCann Tirana vazhdoi më tej, drejtuar nga ndërtimi i imazhit dhe implementimi i mëtejshëm vizual i markës.