SQ ENG

Qafshtama, nje etikete e hijshme dhe elegante

Uji Qafshtama i kërkoi Agjencisë një sfidë të re mjaft kërkuese. Një pamje më të freskët për etiketat e shisheve të reja.
 
Projekti i etiketave synonte t’i jepte një pamje më elegante dhe në linjë me shishet e reja PET që janë nxjerrë në treg së fundmi. Qëllimi ishte përforcimi i imazhit të markës falë një stili vizual më të butë dhe një dizajn premium.
 
 
Frymëzimi për linjat e dizajnit erdhi nga vetë uji. Qafshtama, si një ujë mjaft i lehtë por shumë i pasur në përbërje, kishte nevojë për një imazh minimalist e të paqtë që shpaloste edhe një gjallëri të hijshme në ngjyrat e tij.
 
 
Përveç kësaj, një rëndësi e veçantë iu kushtua avantazheve shëndetësore të Ujit Qafshtama për të promovuar dhe mbështetur më tej shitjet e produktit si dhe standardin e cilësisë.
 
Projekti përfshinte etiketat për të gjithë formatet e shisheve që gjenden në treg 0.5 L, 1.5 L dhe 2 L Natyral dhe i Gazuar.