SQ ENG

Quodev: broshura e sherbimeve

Organizata e sipërmarrjeve sociale Quodev donte të komunikonte vlerën e shtuar të shërbimeve të tyre për një mori klientësh e përfituesish. Me një publik që përfshin kompani private, organizata jo-fitimprurëse dhe institucione publike, Quodev kishte nevojë për një artikulim të kujdesshëm të vlerave që promovon.
 
Broshura e krijuar nga McCann Tirana mori parasysh identitetin e markës të zhvilluar vjet nga agjencia dhe i shtoi atij edhe më shumë dinamizëm. Botimi rrok shpirtin e organizatës dhe të njerëzve që punojnë çdo ditë për misionin e saj, për të kontribuar aktivisht në zhvillimin e komunitetit dhe fuqizimin e njerëzve nëpërmjet projekteve novatore dhe bashkëpunuese.