SQ ENG

Quodev: Pajtimi i biznesit me socialen

Oxfam, një nga kompanitë më të mëdha botërore për ndihmë dhe zhvillim, mori vendimin të rriste më tej prezencën operacionale në vendin tonë duke u transformuar në Quodev. Kjo sipërmarrje energjike sociale synonte zhvillimin rural në vend përmes rritjes së aftësive për të bërë biznes dhe ofrimit të shërbimeve të konsulencës.

 

 

Oxfam kishte të nevojshëm një krijim origjinal për identitetin e tyre, një krijim që do të lejonte identifikimin lehtësisht si një kompani që ofron shërbime profesionale të posaçme dhe në të njëjtën kohë si një kompani me prirje të thella sociale. Rezultati ishte krijimi i një marke unike që mund të qëndrojë më vete dhe njëkohësisht të krijojë një lidhje me çdo aktivitet të Quodev.

 

 

Identiteti i ri i Quodev u aplikua më pas edhe në materialet e brendshme të zyrës dhe njëkohësisht edhe në materiale promocionale, midis të cilave do të veçonim faqen e re në web, të cilën mund ta shihni duke klikuar këtu.