SQ ENG

Pranvera me diell e Frankofonise ne Shqiperi

McCann Tirana shpalosi shkëlqimin e saj krijues për Pranverën e Frankofonisë 2018 në Shqipëri, duke i shtuar imazhit të këtij zhvillimi të përvitshëm, një prekje të dukshme mesdhetare.
 
Pas përvojave të kaluara të agjencisë me institucione ndërkombëtare, Ambasada Franceze në Tiranë vendosi të besojë McCann Tirana me punën krijuese për këtë rast.
 
Ambasada kërkoi rikonceptimin e identitetit të saj vizual dhe një shpërndarje autentike të mesazhit kryesor rreth aktiviteteve të saj. Filma, netë muzike, shfaqje teatrale, ekspozita kulinarie, galeri të artit dhe ngjarje të tjera festive ishin në zmër të programit disa-javor.
 
 
Agjencia punoi një identitet vizual të ri dhe përfaqësues të Pranverës Mesdhetare. I shndritshëm dhe i gjallë, si lajmëtar i luleve dhe i qiellit blu, identiteti i ri synonte shpalosjen e emocioneve rreth aktiviteteve të planifikuara të pranverës.
 
Një sërë zbatimesh dhe përshtatjesh të imazhit kryesor u aplikuan në materialet e komunikimit, të shkruara dhe dixhitale, duke përfshirë një broshurë elegante dhe të dizajnuar në mënyrë që t’i përshtatet çdo xhepi apo dritareje.
 
 
 
 
Links të projektit: Behance | Giphy | Broshura