SQ ENG

Estetika dhe e bukura sjellin ne jete TESS

Tirana Esthetics & Style School (TESS), e hapur së fundmi në Tiranë, është shkolla profesionale që u mundëson të rinjve të apasionuar në fushat e estetikës dhe make up-it, të kthejnë pasionin në profesion. 
 
Ambjentet moderne, bashkëpunimi me kompani të mirënjohura ndërkombëtare, stafi i specializuar në make up, estetikë, dermatologji e shumë lëndë të tjera të profilit, e kthen TESS në përpjekjen më serioze të viteve të fundit e njëkohësisht në mundësinë më të mirë për studentet e këtij profili. Në këtë drejtim, që në gjenezë, projekti u konceptua si i tillë dhe ky status do të duhej të komunikohej qartë që nga emri, logoja, identiteti, stili vizual e më pas të shtrihej në kanalet e tjera të komunikimit. Kjo ishte një nga detyrat kryesore që iu besuan agjencisë.
 
 
 
Vetë TESS rrjedh nga një frymëzim, nga një dëshirë për ta bërë estetikën dhe të bukurën stil jetese, pjesë të së përditshmes. Në linjë me këtë filozofi dhe frymë, trajtimi dhe stili grafik është elegant, i sofistikuar dhe ruan fokusin te përpjekja thelbësore: nxjerrja në pah e standardit të lartë dhe profesionalizmit të kësaj shkolle. Identiteti plotësohet më tej nga mesazhi kryesor i komunikimit, i cili thërret audiencën për të ndjekur pasionin e tyre duke krijuar një karrierë si profesionistë të stilit dhe estetikës.
 
 
 
Përkrah kësaj, aplikimet e identitetit përfshinë edhe krijimin e një uebsajti, i cili paraqet me të njëjtat tone komunikimi të gjithë informacionin e nevojshëm për studentët e rinj në lidhje me TESS, programet e detajuara dhe trajnimet, partnerët, galerinë si dhe mënyrat e kontaktit.
 
Me objektivin për ta bërë sa më të njohur dhe të arritshme si markën ashtu edhe faqen ueb, hapja e shkollës u shoqërua me një fushatë online dhe një fushatë radio, të cilat u plotësuan më tej nga fushatat PR të ndërmarra nga vetë stafi i TESS.