SQ ENG

Tetra Pak: Paketimi me i sigurt per qumeshtin UHT

Tetra Pak, kompania shumëkombëshe e paketimit dhe përpunimit të ushqimit, e njohur për produktet e saj paketuese, po ringjall pozitën e saj në tregun shqiptar.
 
Pas një periudhe të shkurtër ristrukturimi, klienti dëshironte të niste një fushatë të koordinuar ATL, për të nënvizuar trajtimin UHT dhe njëkohësisht, informimin e publikut për rëndësinë e paketimeve Tetra Pak si dhe për rëndësinë e qumështit UHT.
 
Ky mesazh u amplifikua nëpërmjet qasjes së përbashkët në TV dhe në print.
 
 
Ndërsa reklama TV, e adaptuar nga fushata globale “Circle of Protection”, nxjerr në pah përfitimet më të mëdha të paketimit në një trajtë elegante dhe të hijshme, reklama në Print synon të krijojë një impakt pamor duke vendosur përpara mesazhin dhe duke lënë jashtë gjithë rrëmujën.