SQ ENG

Tuborg dhe Carlsberg: Aktivizimet e Kampionatit Boteror 2014

Paralelisht me emocionet dhe drithërimat e këtij Kampionati Botëror, agjencia ka marrë përsipër detyrën të sjellë në jetë dy fushata të ndryshme aktivizimi për Tuborg dhe Carlsberg.
 
Materialet për të dy fushatat përfshinin vizualin kryesor, elementë branding dhe kupona. Agjencia gjithashtu krijoi dizajnin e paketimit të gotës Carlsberg, i cili së bashku me gotën i është dorëzuar fituesve të aktivizimeve përkatëse.
 
Në brendësi të aktivizimeve
Për të vënë theksin tek lidhja midis Brazilit dhe Tuborg, vizuali është dizejnuar duke përdorur flamurin e famshëm brazilian, ndërsa për elementët e tjerë janë shtuar motive të sambës të cilët krijojnë një lidhje të fortë me vallëzimin gazmor dhe të zellshëm brazilian.
 
Elementët POS u aktivizuan në lokale të ndryshme të Tiranës, ku sipas mekanizmit të planifikuar, klientët që kanë porositur një Tuborg, kishin mundësinë të bëheshin pjesë e lojës duke u pajisur dhe plotësuar një kupon me emrin e tyre dhe një parashikim për rezultatin përfundimtar të ndeshjes. Porositja e një birre nënkuptonte që klientët do të merrnin një tas me nachos dhe nëse parashikimi dilte i saktë, ata do të merrnin gjithashtu edhe topin zyrtar të futbollit të FIFA World Cup 2014 si dhuratë.
 
 
 
Nga ana tjetër, vizuali për Carlsberg është dizejnuar duke pasur në mendje një thirrje për veprim, duke përdorur topin e futbollit si elementin kryesor dhe fansat që shfaqeshin prej tij tregonin një lidhje delikate me dashurinë për këtë sport.
 
Në mënyrë të ngjashme, elementët POS janë aktivizuar në lokale të ndryshme të Tiranës. Po njësoj, mekanizmi i Carlsberg i jepte mundësinë klientëve të merrnin një kupon ku do të shkruanin parashikimin e tyre për ndeshjen, dhe në rast fitoreje, dhurata ishte sërisht topi zyrtar i futbollit FIFA World Cup 2014. Por në rast se porositeshin dy birra Carlsberg, klientët do të merrnin gjithashtu gotën klasike Carlsberg si dhuratë.