SQ ENG

Tuborg ndez ngjyrat e veres

Me mbërritjen e temperaturave të nxehta të verës, zgjedhja jonë e parë e birrës, Tuborg, ka vendosur të zhvillojë një promocion kombëtar në formën e një llotarie me çmime dhe t’i ofrojë klientëve një alternativë tjetër për t’u freskuar gjatë këtyre ditëve përvëluese.
 
Agjencisë iu ngarkua detyra për krijimin e një qasjeje kreative dhe një strategjie komunikimi mediatik. Kjo ishte hera e parë që klienti përqafonte një zgjidhje të plotë dixhitale për këtë lloj promocioni, duke i besuar gjithashtu agjencisë dorëzimin e një zgjedhjeje të përshtatshme për ndërtimin e një aplikacioni për këtë fushatë.
 
Vizuali kryesor sigurisht që ishte i lidhur me fushatën “Thuaje me Tuborg”, të nisur vitin e kaluar me synim vënien në dukje të këtij mesazhi në mënyrë të thjeshtë ndërsa përpiqet të tejçojë një premtim shumëngjyrësh duke nënvizuar më tej strukturën dhe çmimet e llotarisë. 
 
 
Nga ana tjetër, zhvillimi i aplikacionit përbënte një sfidë të veçantë që kërkonte balancimin midis thjeshtësisë së përdorimit, krijimit të strukturës së promocionit dhe rregullave, forcimin normave të sigurisë, një sasi të konsiderueshme automatizimi dhe tipare të thjeshta menaxhimi. Zgjidhja ishte një faqe ueb me një qëllim të qartë e krijuar nga një faqe e vetme dhe i zhvilluar duke pasur përdorimin në pajisjet mobile si objektiv parësor. Kjo faqe u përdor gjithashtu edhe si një app në Facebook, duke i dhënë përdoruesve mundësinë për të ndërvepruar më tej me promocionin.
 
 
 
Elementë të tjerë të fushatës përfshinin edhe kanalet TV, OOH, Radio dhe materiale ndihmëse POS. Fushata në mediat tradicionale u mbështet gjithashtu nga një fushatë e detajuar dixhitale. Si përfundim mund të themi me plot gojë se ngjyrat e kësaj vere janë ndezur nga marka jonë e preferuar e birrës.