SQ ENG

Konferenca Nderkombetare e YSB: Nje Rrugetim Drejt Vetedijesimit

Me rezultate fillestare të qëndrueshme në një sërë sipërmarrjesh sociale, Nobelisti për Paqen Muhammad Yunus, bashkëthemelues dhe kryesues i YSB - Global Initiatives, do të vizitonte Shqipërinë për të kryesuar konferencën e parë ndërkombëtare të biznesit social në vend.
 
Kryeministri, ministra dhe titullarë nga institucione kombëtare dhe ndërkombëtare ishin pjesëmarrës qendrorë në konferencë, bashkë me një numër të madh sipërmarrësish, studentësh dhe aktorësh të tjerë. Konferenca ndërkombëtare “E ardhmja e Sipërmarrjes së Biznesit Social në Shqipëri – Udhërrëfyes 2020”, synonte të ndërgjegjësonte dhe t’i jepte një shtysë të fortë zhvillimit të bizneseve sociale në vend dhe rajon.
 
Sfidat
Nevojat për këtë mozaik gjithëpërfshirës zhvillimesh përfshinin Brandim, BTL dhe PR. Konferenca nuk duhet të ishte thjesht një tjetër aktivitet ceremonial, por duhej të përçonte mesazhe dhe zgjidhje kuptimplota. Për këtë arsye, komunikimi për eventin duhet të nxirrte në pah të gjitha këto synime në mënyrë besnike.
 
 
Shpalosja e Identitetit
Për ta paraqitur sipërmarrjen sociale si diçka të gjallë, një projektim të mundësive të së ardhmes, një burim frymëzimi dhe një platformë për idetë dhe ambiciet e reja, zgjodhëm një prej simbolikave më frymëzuese dhe të brishta të jetës dhe rritjes: një bimë të vogël që dëshiron të bëhet pemë. Bima ishte skicuar si eniteti i vërtetë – e vogël me dy gjethe – ndërsa hija e saj ishte ajo e një peme të rritur, me gjethe disangjyrëshe dhe me një domethënie edhe më të gjallë se vetë bima.
 
 
Gazetarë, të ftuar dhe... më shumë gazetarë dhe të ftuar
Eventet e mëdha janë sfiduese nga natyra, por ato që janë të ndërtuara nga shumë komponentë janë ende më sfidues. Dy njoftime për shtyp (para dhe pas) me informacione shtesë, program dhe imazhe iu dërguan medias, ndërsa menaxhimi konstant i reporterëve dhe kamerave, kërkonte që punonjësit e agjencisë t’i përkushtoheshin maksimalisht detyrës.
 
Në fund të konferencës, marrëveshje konkrete të nivelit të lartë u arritën, publiku ishte i entuziazmuar dhe mbulimi medatik ishte tërësor. Pjesë të shkëlqyera nga Bahu, Aguado dhe Barrios, u risollën në jetë nga performanca në kitarë solo e Petrit Çekut.