SQ ENG

Identiteti i Panairit Nderkombetar Klik Expo Group 2011

Është viti i dytë që dizajnimi i Identitetit të Eventit të Panairit të Përvitshëm Ndërkombëtar KlikEkspoGroup i besohet McCann Tirana-s.

 

Kurimi i identitetit të një aktiviteti kaq të rëndësishëm nga McCann Tirana ishte rezultat i një bashkëpunimi të ngushtë e të frytshëm tre-vjecar ndërmjet dy kompanive në një sërë eventesh të KlikEkspoGroup-it.

 

McCann Tirana ishte përgjegjëse për Identitetin Kreativ të Panairit Ndërkombetar 2011, zhvillimin e një fushate të integruar ndërgjegjësimi, e cila përfshinte media tradicionale si OOH, TV, Shtyp, si dhe media kreative, brandimin e Pallatit të Kongreseve ku u mbajt Panairi dhe materiale të tjera promovuese për Panairin Ndërkombëtar.

 

Si aktiviteti i përvitshëm tregtar më i rëndësishëm në Shqipëri, imazhi i këtij eventi u ideua me një dizajn goditës, vital dhe shumëngjyrësh, që shërbeu për të tërhequr dhe thirrur publikun e gjerë.