SQ ENG

Austrian Airlines nis fushaten "Ndjehu i lire, Udheto i lire"

Ndjehu i Lirë, Udhëto i Lirë - ishte fushata e dhjetorit 2010 në Shqipëri me rastin e liberalizimit të vizave për zonën Shengen.

 

Nga dhjetori 2010, të gjithë shqiptarët mund të udhëtojnë lirisht në qytetet më të bukura të të gjitha vendeve Shengen duke fluturuar me Austrian Airlines.

 

Fushata u përqëndrua në OOH, në qytetet kryesore dhe autostradat në Shqipëri, si dhe në shtyp, në të përditshmet kryesore dhe revistat më të shitura me imazhe e mesazhe të freskëta.

 

Austrian Airlines është transportuesi kryesor në Europën Qëndrore e Lindore dhe në Lindjen e Mesme. Si kontribues kryesor në tërheqjen e Austrisë si vend i preferuar për biznes, ata e sigurojne pozitën që zenë me një staf të përkushtuar dhe tejet të motivuar, të cilët sjellin buzëqeshje në fytyrat e klienteve me një produkt superior.