SQ ENG

McCann - rrjeti me i mire i agjencive publicitare ne Festivalin "Golden Drum"

Këtë vit, në Festivalin “Golden Drum” mbajtur në Portorož të Sllovenisë, rrjeti i agjencive McCann për Europën Qendrore dhe Lindore (EQL), rrjet tek i cili bën pjesë edhe McCann Tirana, është shpallur sistemi më i mirë i komunikimit.

 

McCann fitoi 2 çmime të mëdha, 5 statuja të arta dhe 11 statuja argjendi. Rol të rëndësishëm në këtë arritje të rëndësishme luajti edhe pjesëmarrja e McCann Grupa në kompeticion.

 

Z. Richard Bonner-Davis, drejtor i përgjithshëm i McCann EQL u shpreh: “McCann është në procesin e krijimit të reputacionit në këtë industri prej njëqind vitesh. Fokusi tek cilësia dhe kreativiteti, faktor që ndihmon edhe në suksesin e klientëve tanë, është strategjia jonë e punës. Vizioni ynë është arritja e statusit të partnerit më të kërkuar në fushën e komunikimeve në të gjithë tregjet ku operojmë. 17 çmimet në festivalin “Golden Drum”  janë provë që ky rajon po i zhvillon forcat kreative shumë shpejt dhe që është në rrugën e duhur për të qenë i barabartë me rajonet më të zhvilluara si Europa Perëndimore dhe Amerika e Veriut.”

 

Z. Srđan Šaper, themeluesi i McCann Grupa theksoi: “McCann provoi sërisht se është rrjeti i agjencive më të suksesshme, fakt që në vetvete tregon arsyen pse klientët më të mëdhenj ndërkombëtar, rajonal apo lokal kanë besim tek ne. Çmimi i Rrjetit të Agjencive më të Mirë të Vitit është një tjetër miratim ndaj vizionit të McCann për të qenë partneri më i dëshiruar i komunikimeve.”

 

Festivali “Golden Drum” është një nga festivalet më të rëndësishme për fushën e reklamave në rajonin tonë dhe në të marrin pjesë tradicionalisht të gjitha agjencitë ndërkombëtare lider të kësaj industrie. Këtë vit, edicioni i 20-të i festivalit, u organizua nga Dhoma Sllovene e Reklamave. Kompeticioni i festivalit është ndarë në dy seksione: në seksionin e parë vlerësohen punët më kreative, që janë komunikuar në një kanal të vetëm, ndërsa në seksionin e dytë vlerësohen të gjitha punimet në media të integruari.