SQ ENG

McCann Tirana me shtepi te re ne internet

Rigjenerimi vizual i markës McCann është një projekt ambicioz që nisi vitin e kaluar në New York dhe po vjen drejt fundit për agjencinë tonë me faqen tonë të re.

Nëse jeni kthyer në McCANN.AL pas ca kohësh ose nëse e keni për herë të parë, atëherë do të vini re disa ndryshime.

 

Ne nuk jemi më McCann Erickson Tirana. Ashtu si edhe agjencitë tona simotra rreth botës, njësia kreative e McCann Worldgroup tani është thjesht McCann dhe ne jemi McCann Tirana. Megjithatë, heqja e emrit të një prej themeluesve të agjencisë nuk do të thotë se po harrojmë të kaluarën tonë. Përkundrazi, identiteti i ri i McCann-it vështron drejt së ardhmes së komunikimeve duke qëndruar i rrënjosur në të kaluarën e vet. (Lexo më shumë rreth këtij vizioni në blogun tonë këtu.)

 

Faqja jonë e re merr frymë nga ky identitet i ri dhe shërben si qendra e jetës së agjencisë në internet. Që prej këtu ju mund të lidheni me faqen tonë në Facebook, blogun tonë në Tumblr të titulluar McCANNizmi, faqen tonë në LinkedIn, kanalin tonë në YouTube.

 

Ashtu si edhe agjencia jonë, kjo faqe jeton dhe rritet me ne. Kthehuni rregullisht për lajmet më të fundit për ne dhe klientët tanë. Lexoni rreth ekipit tonë. Kuptoni proceset dhe rezultatet tona përmes studimeve të përzgjedhura. Na shkruani për të biseduar rreth mundësive për bashkëpunim apo punësim.

 

Gjithçka ndodh këtu në faqen tonë.